Është një nga momentet më karakteristike në historinë e Premier League.
Si sot 21 vite më parë, Dennis Bergkamp bëri një driblim të jashtëzakonshëm përpara se ta dërgonte topin në rrjetë, duke e çuar Arsenalin në fitoren 2-0 ndaj Newcastle.
“Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së futbollit”, kishte thënë më parë mbrojtësi veteran grek Nikos Dabizas, pasi e kishte parë holandezin ta turpëronte në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë deri më sot nga askush që atëherë. /G.D abcnews.al/