Marrin fund shpresat e Valencias për të përmbysur Atalantën, që fitoi 4-1 ndeshjen e parë në “San Siro”. Skuadra italiane ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit. Miqtë fituan një penallti në minutën e dytë dhe Josip Ilicic nuk gaboi nga pika e bardhë një minutë më pas.
Slloveni u tregua i jashtëzakonshëm në aksionin që fitoi penalltinë dhe u ndal vetëm nga një ndërhyrje e parregullt e mbrojtjes vendase. Djimsiti (e ka nisur si titullar) me shokë kanë gjetur golin e avantazhit dhe kualifikimi në çerekfinale për herë të parë në histori është shumë afër. /abcnews.al