Armando Sadiku ishte titullar në sfidën që Bolivar zhvilloi kundër brazilianëve të Ceara, në Copa Sudamericana. Sulmuesi shqiptari luajti për 90 minuta dhe miqtë rezistuan dhe morën një pikë me rezultatin e bardhë 0-0
https://youtu.be/hO8CO3HBK_0
Sadiku që në fillim të ndeshjes, në minutën e gjashtë, provoi të godiste topin me një lëvizje akrobatike. Futbollisti nga Elbasanin në fakt shkaktoi faull në atë episod.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare provoi nga distanca dhe me kokë, por nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. Në minutën e 36-të ishte shtylla që i mohoi golin e parë Sadikut.
Diçka tjetër që u vu re ishte ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes, kur futbollistët e Ceara nisën të marrin oksigjen në dhomat e zhveshjes, pasi ndeshja u luajt në Bolivi, në mbi 3 mijë metra mbi nivelin e detit. /abcnews.al
Acabou o jogo e tamo como? ??? ? #CearáSC #Vozão pic.twitter.com/pDDpensQUa
— Ceará Sporting Club (@CearaSC) May 6, 2021