VIDEO/ Shtatzënë për herë të dytë? Tuna shfaqet me barkun e rrumbullakosur

schedule12:14 - 5 Shtator, 2020

schedule 12:14 - 5 Shtator, 2020

Çifti i njohur Tuna dhe Patrisi kanë vendosur ta mbajnë jetën e tyre private larg mediave.

Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur ata janë përfolur se kanë shkuar drejt ndarjes. Megjithatë duket se ka rezultuar e kundërta.

Së fundmi, Tuna ka postuar disa video, të cilat kanë bërë të shtohen dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Veshur me një fustan ngjitur pas trupit, teksa ka performuar në skenë, në shumë momente vihet re barku i rrumbullakosur i Tunës. Vetë këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë, duke lënë vend për dyshime se mund të bëhet fjalë thjeshtë për disa kilogramë të tepërt.

Megjithatë, fansat urojnë që pas Tianit, çifti të bëhen sa më shpejt prindër për herë të dytë.l.k/abcnews.al