VIDEO/ Shtatë gola dhe spektakël, Bayerni “shtyp” Frankfurtin

schedule20:24 - 23 Maj, 2020

schedule 20:24 - 23 Maj, 2020

Bayern Munchen u stresua, por për shumë pak. Bavarezët shtypën ekipin e Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, duke triumfuar me rezultatin 5-2. Për një moment, Frankfurt çoi shifrat në 3-2, por kampionët e Gjermanisë treguan forcën e tyre.

LEXO EDHE: VIDEO | Bayern dominues në pjesën e parë, Muller protagonist

Golat e Goretzka dhe Muller vendosën rezultatin e pjesës së parë në 2-0, ndërsa në të dytën, u shënuan plot 5 gola. Lewandowski që në sekondat e para të pjesës së dytë, çoi shifrat në 3-0, por për tre minuta, Hinteregger shënoi 2 gola dhe rihapi ndeshjen.

LEXO EDHE: VIDEO/ Katër gola për 15 minuta, ndeshje e çmendur në Mynih!

Gjithsesi, goli i Alphonso Davies dhe autogoli i Hinteregger çuan shifrat në 5-2, shifra me të cilat u mbyll dhe takimi. Bayern i kundërpërgjigjet kështu Dortmundit dhe vazhdon të ruajë distancën prej 4 pikësh në krye të tabelës./abcnews.al

Bundesliga, java 27

B. Munchen – E. Frankfurt  5-2
Goretzka 17′, Muller 41′, Lewandowski 46′, Davies 61′, Hinteregger (ag)  74′ / Hinteregger 52′ 55′