VIDEO/ Shtanget Struga, islandezët e Breidablik ndëshkojnë skuadrën e Duros

schedule17:36 - 24 Gusht, 2023

schedule 17:36 - 24 Gusht, 2023

Vetëm 7 minuta pas golit të anulluar të Bunjamin Shabanit për Strugën e Shpëtim Duros, kundërshtarët islandezë të Breidablik kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme duke ndëshkuar portën e vendasve me një aksion fantastik.

Përgjegjësi për shënimit e golit mbajti 28-vjeçari i mbrojtjes, Hoskuldur Gunnlaugsson, i cili në minutën e 35′ të sfidës mposhti me një goditje të bukur portierin Kjosesvki, duke i dhënë avantazhin të tijve. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: