VIDEO/ Shqipëria nën pushtetin e ujit, shkodranët nxjerrin varkat

schedule13:35 - 20 Nëntor, 2022

schedule 13:35 - 20 Nëntor, 2022

Shkodranët kanë marrë varkat për të lëvizur, pasi rrugët e qytetit të tyre janë kthyer në një lumë pas reshjeve të dendura.

Në lagjen Ajasëm  banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka.

Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.

Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.

Në një dalje për mediet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë./Abcnews.al/