Shqipëria e pafat. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Polonisë edhe pse humbën 1-0.
Goli i vetëm që i dha 3 pikë vendasve u realizua nga Swiderski 41′.
Sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë kishin raste të pastra për gol me Cikalleshin, Uznin dhe Asllanin por vetëm Szczesny iu mohoi golin.
Ndërkohë, pas një ndeshje të zhvilluar Shqipëria renditet e fundit në Grupin E. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Moldavia dhe Çekia barazuan pa gola.
Shqipëria në ndeshjen e radhës, pret Moldavinë në “Air Albania” më 17 qershor. /G.D abcnews.al/
RENDITJA