Në mesdite një ngjarje u regjistrua në Fshatin Kakavec në Prrenjas, ku një burrë dhe dy gra që ishin duke punuar tokën u plagosën për shkak të shpërthimit të një granate të vjetër.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për ABC News, ka folur nipi i të plagosurve, i cili shprehet se ata kanë qenë duke punuar kur granata aty pranë plasi, duke shtuar se lëndimet që kanë marrë nuk kanë qenë të rënda, por sipas burimeve tona, një nga gratë është në gjendje të rëndë, raporton gazetari i ABC News, Agim Bloshmi.
Po ashtu për ABC News ka folur edhe Kasem Bishtogu, i cili ka marrë lëndime më të lehta dhe është shtëpi, ndërsa ka treguar plagën që ka marrë në këmbë.
LEXO EDHE: Shpërthen granata në Prrenjas, 3 të plagosur
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.r.t/abcnews.al