VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Sarandë, hoteli në ndërtim në pronësi të drejtorit të Sigurimeve

schedule20:37 - 9 Shkurt, 2021

schedule 20:37 - 9 Shkurt, 2021

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme si pasojë e një lënde plasëse të vendosur në një hotel në ndërtim pranë portit të Sarandës.

Burime bëjnë me dije për ABC se hoteli është në pronësi të Mariel Muratit, kreut të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor i cili më herët ka mbajtur postin e kreut të Aluizni-t në Sarandë. Hoteli është në ndërtim e sipër dhe në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda.

Shpërthimi i fortë është ndjerë në të gjithë qytetin duke bërë që banorët e zonës të dalin jashtë të alarmuar. Nuk raportohen për persona të lënduar, ndërkohë që janë dëmtuar vetëm xhamat e një biznesi përballë godinës ku ka ndodhur shpërthimi./mv.abcnews.al