Një shpërthim masiv ndodhi rreth orës 20:00 në një shtëpi në Arlington, Virxhinia, ndërsa policia rrethoi ndërtesën. Sipas NBC News, autoritetet lokale vendosën të kontrollonin shtëpinë për shkak të ankesave të bëra nga banorët e zonës më herët pasdite për të shtëna armësh që kishin dëgjuar nga brenda.
BREAKING: House explodes when police approach Arlington, VA home to execute search warrant pic.twitter.com/jJm2yyDKXL
— BNO News (@BNONews) December 5, 2023
Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar shtëpinë, por kur tentuan të hynin në të i dyshuari filloi të qëllonte me armë, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Sipas informacioneve të deritanishme, i vetmi person brenda besohet të jetë i dyshuari, i cili ende nuk dihet nëse ka mbetur i plagosur apo është arrestuar. Disa banorë të zonës përreth thanë në rrjetet sociale se shpërthimi “tronditi” të gjithë lagjen.
Zjarrfikësit ende po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa banorët janë larguar edhe nga banesat përreth.
/abcnews.al