Vullkani më i madh i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme.
Nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja, duket se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndezur natën e errët siçiliane në Itali.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.
Ka të ngjarë që shpërthimi të ishte një paroksizëm pasi zgjati për një periudhë të shkurtër kohe por ishte me intensitet të lartë.
Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Shpërthimi më i madh i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona, përfshirë një ekip të lajmeve të BBC u plagosën./abcnews.al