Pas më shumë se 41 minutash pa gol është zhbllokuar superfida e “San Siro”-s mes Milanit e Napolit.
Një aksion fantastik i nisur nga “fantazisti” Brahim Diaz ka përfunduar në gol. Fillimisht spanjolli dërgon një top te “luzitani”, Rafael Leao, i cili me një krosë të lehtë e çon topin te algjeriani, Ismail Bennacer, i cili me një goditje fantastike në brendësi të zonës mposht portierin Meret. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: