Një makinë është përfshirë në flakë pasditen e sotme në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet, nëse ka qenë defekt teknik i makinës apo zjarrvënie e qëllimshme. Policia po shkon drejt drejt vendit ku ndodhet makina për të zbardhur rrethanat e plota. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga flakët.
“Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, te pallatet “Malajziani” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thotë policia.
/abcnews.al