“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë ndaj rivalëve të Union Berlin, teksa në vetëm 5 minuta kanë arritur të shënojnë 2 gola në portën kundërshtare.
Fillimisht ishte qendëmbrojtësi Nico Schlotterbeck, i cili shënon një “eurogol” pas një pasimi të Felix Nmecha në mesin e fushës, duke e çuar rezultatin në 2 me 2 dhe vetëm 5 minuta më vonë, “veterani”, Marco Reus lëshon një pasim drejt “fantazistit”, Julian Brandt, i cili me një goditje potente çon topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 3 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nico Schlotterbeck, 2-2:
Goli i Julian Brandt, 3-2: