Dominimi i tyre u pa që në fillimin e lojës, kur arritën të siguronin një penallti, që në minutën e 9′-të të sfidës, mirëpo Bruno Fernandes u tregua i pasaktë dhe nuk arriti dot të gjente avantazhin ndaj skuadrës së Chelsea, megjithatë kjo nuk i ka ndalur “Djajtë” e United.
Vetëm 10′ minuta pas humbjes së këtij rasti, djemtë e teknikut, Erik ten Hag kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit ndaj “Bluve të Londrës”, teksa pas një “rrëmuje” në zonën kundërshtare përfiton “shkatërruesi” skocez, Scott McTominay, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje statike. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: