VIDEO/ Shpërthen festa në “Arenën e Demave”, kapiteni Telushi ngre lart trofeun e Abissnet Superiore

schedule19:13 - 29 Maj, 2023

schedule 19:13 - 29 Maj, 2023

Pas shpërnadrjes së medaljeve nga Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka ardhur dhe momenti i shumëpritur, që lojtarët e Partizanit të ngrenë trofeun e Abissnet Superiore, pas një sezoni të gjatë e të vuajtur për ta.

“Përgjegjësinë” mbi supe për ngritjen e trofeut e ka marrë kapiteni i “demave”, Bruno Telushi, i cili mes festës së tifozëve dhe shokëve të skuadrës ngre lart titullin e 17-të në historinë e “demave”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!