Shpërthimi i bombolës së gazit për pak sa nuk i rrezikoi jetën një familje në fshatin Libofshë të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.30 të së mërkurës.
Të plagosur mbetën Muharrem Zajmi dhe Odeta Zajmi, kjo e fundit është e paralizuar. Burrë e grua kanë marrë plagë të lehta në kokë, ndërsa u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.
https://youtu.be/5PrJZn0OReM
Fatmirsisht ndodhen jashtë rreziku për jetën. Fatmir Selimi djali i familjes rrëfen se si ndodhi ngjarja.
“Do ngrohja gjellën për të ngrënë darkën, mirëpo shpërtheu. Banesa është dëmtuar shumë”.
Shkak dyshohet të jetë një defekt teknik i bombolës. Forcat zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit. Si pasojë e shpërthimit në banesa ka dëme të shumta materiale./abcnews.al