VIDEO/ Shpërthen akuariumi gjigant i Berlinit me 1500 peshq, plagosen 2 persona

schedule10:28 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:28 - 16 Dhjetor, 2022

Një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer, ka shkaktuar përmbytje në hotel dhe rrugët pranë.

“AquaDom” – i cili përmbante 1500 peshq tropikal – është 14 m i lartë dhe përshkruhet si akuariumi cilindrik më i madh në botë.

Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme” dhe dy persona u plagosën nga copa xhami. Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para ndërtesës e cila ishte e mbyllur për shkak të vërshimeve.

 

Akuariumi u ndërtua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure transparente të ndërtuara për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel kanë pamje nga ai.

Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.

Autoriteti i transportit publik të Berlinit tha se rruga Karl-Liebknecht jashtë hotelit ishte mbyllur për shkak të “një sasie ekstreme uji në rrugë”. Policia tha se “sasi masive” uji po derdhej në rrugët e afërta dhe njerëzit në zonë duhet të vozisin me kujdes.

Videot e postuara në mediat sociale herët të premten treguan dëme të mëdha në akuarium me rezervuarin që duket të jetë bosh dhe uji që rrjedh nga tubat në holl.

 

/abcnews.al