Një person ka rënë në pranga dhe një pesë të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Dibër, u sekuestruar edhe lënda narkotike kokainë, dhe kanabis.
Në pranga ka rënë një 27-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin për veprën penale “moskallëzim krimi”.
/abcnews.al/