PSG arriti të fitonte klasiken franceze kundër Marseille mbrëmjen e djeshme, duke mbajtur ritmin e ekipeve kryesuese të Lyonit e Lilles. Kryeqytetasit siguruan tre pikët që në pjesën e parë të takimit, falë golave të realizuar nga Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.
Ajo që ra në sy ishte padyshim “shpërthimi” i Mbappes tek goli që arriti të shënojë. 22-vjeçari i tregoi edhe një herë botës së është një nga lojtarët më të mirë, falë atij vrapimi prej 99 metrash që realizoi.
Në fakt ishte një goditje këndi për vendasit, por topi u rikuperua dhe më pas Verrati e Icardi nisin kundërsulmin për parisienët. Ndërkohë, Kylian që ishte kthyer në mbrotje nisi spritin e tij dhe arriti shpejtësinë prej 38 kilometrash në orë kur arriti në zonën kundërshtare, ku edhe shënoi më pas. Thjesht fenomenal! /abcnews.al