Të gjithë mundohen të “shpikin” diçka për të kaluar izolimin në shtëpi. Edhe pse jemi mësuar disi, të mos dalësh me ditë të tëra nga shtëpia është e rëndë. Matthijs De Ligt është bërë pak nostalgjik dhe ka dëgjuar “The Beatles” gjatë kësaj kohe.
Mbrojtësi i Juventusit këndon nga ballkoni i tij këngën e famshme “Hey Jude” të grupit nga Liverpuli, teksa një komshi e shoqëron 20-vjeçarin me piano nga një tjetër ballkon, duke krijuar një atmosferë shumë të bukur.
E dashura e De Ligt, Annekee Molenaar ka regjistruar këtë moment të rrallë dhe e ka postuar videon në rrjetet sociale, aty ku është bërë menjëherë virale. /abcnews.al
¡HEY JUDE! Matthijs de Ligt cantó la famosa canción de los Beatles. Desde otro balcón, lo acompañó un vecino y el sonido de su piano. Increíble momento… ?? pic.twitter.com/NZxamlKevo
— SportsCenter (@SC_ESPN) April 14, 2020