VIDEO/ “Shoqëria e pastër nuk vdes kurrë”, Monika Lubonja dhe Tan Brama ironizojnë Ilir Shaqirin

schedule15:58 - 14 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 14 Qershor, 2022

Monika Lubonja dhe Dritan Brama kanë ironizuar fituesin e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri. Aktorja ka ndarë një video ku shihet bashkë me koreografin, të cilin i referohet si “një nga miqtë e saj më të mirë”. Ky koment vjen pasi Brama tha se Iliri e telefononte vetëm për interes.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani për Ilirin.

Biseda:

Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.

Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!

Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.

Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!