Tottenham është përmbysur nga Southampton, në sfidën e përsëritur të FA Cup. “Gjelat” kaluan në avantazh që në minutën e 12-të, falë një goli të Ndombele, por Long dhe Ings kanë përmbysur.
Long barazoi gjithçka në minutën e 34-ët, ndërsa Ings në të 74-ën, arriti të përmbysë. Ishte Nathan Redmond ai që bëri gjithçka vetë, duke e marrë topin nga zona e tij dhe duke dribluar me shpejtësi disa lojtarë të Tottenham.
Më pas, anësori i Southampton pason për Ings, i cili pasi driblon një kundërshtar në hyrje të zonës, gjuan shumë bukur me të djathtën, duke ndëshkuar Tottenhamin./abcnews.al