Dy kotele të porsalindura u shpëtuan nga motori i një makine nga një shofer, që i dëgjoi të mjaullinin. Burri nga Malajzia tha se kishte parë macen nënë teksa dilte nga poshtë makinës së tij dhe dëgjoi të qarat e koteleve kur ndezi makinën.
Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë burrin që përpiqet t’i shpëtojë kotelet që ishin fshehur thellë brenda motorit. Ai përdor një fshesë për t’i zhvendosur në mes dhe pastaj për t’i nxjerrë një e nga një.
/abcnews.al