Një banesë në lagjen “Partizani” në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia njofton se për pasojë ka vetëm dëme materiale.
ABC ka siguruar pamje nga momenti kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al