Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë është shkrumbuar nga flakët plotësisht në qytetin e Vlorës.
Makina e tipit BMW me targa AA 372 ZR në pronësi të një vajze me inicialet Brikena Banushi është dëmtuar në pjesën e përparme të makinës.
Sipas policisë dyshohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” të qytetit. /abcnews.al