Video/ “Shkova te mjeku direkt”, Pochettino tregon incidentin pas golit të Mbappes

schedule19:32 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:32 - 16 Shkurt, 2022

PSG mori një fitore të merituar kundër Real Madrid në Champions League, sfidë e cila u zhvillua në “Parc des Prices”, ku parisienët iu falën golit të Kylian Mbappe në fundit e ndeshjes.

Goli i shënuar nga sulmuesi francez ngriti në këmbë të gjithë stadiumin, ku nisi edhe festa e madhe jo vetëm te tifozët por edhe te vetë trajneri Mauricio Pochettino.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për reagimin e tij pas golit të Mbappe zbuloi një detaj që askush nuk e kishte vënë re në ato momente. Trajneri argjentinas tha se mori një goditje në hundë gjatë ngazëllimit të djemve të tij dhe iu drejtua mjekut të skuadrës pariziene për të kuptuar situatën e tij.

“Ndjeva dy gjëra. Së pari gëzimin dhe më pas Paredes më dha goditje në hundë me gjoksin e tij. Mendova se ma kishte thyer hundën. Më duhej të shkoja te mjeku për t’i thënë se mendoj se më theu hundën. Kjo është ajo që ndjeva: gëzim dhe më pas ma thyen hundën….”, ka theksuar tekniku argjentinas.

/f.a/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!