Një larje hesapesh mes grupeve rivale ka shkaktuar dy viktima në Itali. Sipas mediave italiane viktimë janë dy shqiptarë, pas një përplasje me armë me një grup marokenësh.
Viktimat ishin ulur në një restorant, më i riu ishte 22 vjeç dhe tjetri ishte 25 vjeç, të dy shqiptar.
Ata kanë debatuar me një grup tjetër që dyshohet se ishin marokenë dhe më pas një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri armësh, duke qëlluar drejt shqiptarëve.
Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.