Shkëndija e Tetovës e ka shfrytëzuar ndalesën e Shkupit një ditë më parë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka kanë fituar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë kundër Akademija Pandev dhe tani shkëputen në krye me 6 pikë më shumë se rivalët.
Dashmir Elezi, anësori i talentuar, ka qenë heroi i Shkëndijës me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë. Sot ka festuar edhe një tjetër klub shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Struga ka mposhtur 2-1 ekipin e Rabotnicki dhe është ngjitur në vendin e katërt. /abcnews.al
LIGA 1 MAQEDONIA E VERIUT – Java 17
Akademija Pandev-Shkëndija 0-1
Shënues: Elezi 53’
Borec-Sileks 2-0
Pelister-Belasica 0-0
Struga-Rabotnicki 2-1
Shënues: Osmani 6’, Jahja 85’ / Djurdjevic 22’ (pen.)
Vardar-Makedonija GP 2-2