Disa shkëmbinj të mëdhenj janë shkëputur papritmas nga një sipërfaqe mali ndërsa bllokuan autostradën në provincën jug-perëndimore në Sichuan në Kinë.
Të paktën tre persona mbetën të plagosur, ndërsa nga pamjet duket bllokimi i autostradës duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar.
Ndërkohë autoritetet bënë me dije se shkëputja e shkëmbinjve ka ndodhur si pasojë e shirave të dendur gjatë ditëve të fundit në këtë zonë.
Pothuajse shumica e rajoneve në Kinë janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm duke sjellë edhe përmbytje.