Rënia e gurëve është kthyer në një shqetësim për banorët në fshatin Kurcaj në Krujë.
65-vjeçari, Beqir Caca është shprehur i shqetësuar, pasi një gur i përmasave të mëdha është shkëputur dhe ka rënë pranë banesës së tij. Ai ka thënë se bashkë me familjarët ndjehet i rrezikuar.
Ndërkohë më herët, një masiv gurësh janë shkëputur, në këtë fshat. Por pas ndërhyrjeve të forcave të ushtrisë është arritur që të hiqeshin gurët dhe të hapej rruga.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë një 25-vjeçar u dëmtua, pasi shkëmbi ra mbi banesën e të riut, duke i zënë këmbët.
/abcnews.al/