Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për trafik të narkotikëve. I riu shiste doza kanabisi në Divjakë.
Gjatë kontrolleve nga autoritetet në banesën e tij dhe në automjet u gjetën doza kanabisi.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe një 18-vjeçar që ndodhej pasagjer në automjet. 18-vjeçari u procedua penalisht për organizim të lojërave të fatit.
Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/abcnews.al/