VIDEO/ “Shikoni si isha veshur”, blerja rekord e Napolit shfajësohet

schedule17:29 - 7 Janar, 2021

schedule 17:29 - 7 Janar, 2021

Victor Osimhen u bë protagonist në ditët e para të këtij viti, pasi në media u publikuan pamjet nga festimet e ditëlindjes së tij më 28 dhjetor. Sulmuesi i Napolit kërkoi falje për atë që kishte ndodhur, ndërkohë që së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Omasports” dhe tregon se nuk kishte organizuar asgjë.

“Para se të shkoja në Nigeri i thashë motrës që nuk doja ta festoja ditëlindjen time. Nuk isha në gjendjen e duhur, për shkak të dëmtimit tim. Atë ditë kisha qenë në gjumë për gjashtë orë dhe kur u zgjova motra më kërkoi të shkoja poshtë.

https://twitter.com/i/status/1345073128691609601

Nëse shikoni veshjen time, e dalloni që isha me veshur me fanellën e stërvitjes. Nuk do të vishja atë fanellë për festën e ditëlindjes. Isha veshur thjesht. Unë mund ta festoja ditëlindjen time edhe në mënyra të tjera, por nuk isha në humor të mirë. Kur zbrita poshtë ata kishin vënë muzikë”, shprehet blerja rekord e Napolit.

I gjithë debati lindi për faktin se Osimhen doli pozitiv pas kthimit në Itali, ndërkohë që kishte qenë i dëmtuar prej muajit nëntor pas një ndeshjeje me kombëtaren e tij, Nigerinë. “Pasi dola me COVID-19 telefonova familjen time dhe u thashë atyre që të testoheshin. Të gjithë e kanë bërë dhe kanë dalë negativë”, mbyll Osimhen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!