Kukësi ditën e djeshme arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme kundër Egnatias me shifrat 2-0, sfidë e luajtur në stadiumin e Laçit.
Golat e sfidës janë shënuar nga Edi Basa dhe Milunovic, të cilët janë dhe 2 nga 4 golashënuesit më të mirë të kampionatit këtë sezon që me golat e tyre kanë arritur të bëjnë diferencën.
Interesant është fakti që çdo herë që kanë arritur të shënojnë këto dy lojtarë skuadra e Kukësit arrin të dali triumfuese nga fusha.
Në sfidën kundër Egnatias, në momentin që është shënuar goli i dytë nga Milunovic një detaj shumë interesant ka rënë në sy.
Mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca ka nisur të festojë golin akoma pa shënuar sulmuesi i verilindorëve i cili e ka parandje se shoku i skuadrës do e nderonte.
Në fund festa ishte e gjitha për të, i cili vazhdoi të vraponte te autori i golit për të festuar së bashku.