VIDEO/ Shiko si duket bota nga 8 milion kilometra larg në hapsirë

schedule05:37 - 16 Maj, 2020

schedule 05:37 - 16 Maj, 2020

Anija hapsinore kapi disa imazhe mahnitëse të planetit tonë ndërsa fluturonte drejt Mërkurit.

European Space Agency (ESA) nxorri një GIF të asaj çka anija shihte ndërsa zhdukej në largësi. Sekuenca tregon kohën nga 13 Prilli në 5 Maj duke filluar me një distancë prej 1.3 milion kilometrash dhe më pas zmadhohet në 8 milion kilometra.

Pamjet përfundimtare tregojnë një pikë të vogël të bardhë në horizont në mes të një errësire të plotë. Çka vlen për të na dhënë një ide vizuale se sa larg janë vërtetë trupat qiellor nga njeri tjetri, sa e pafundme është hapësira dhe sa të vegjël jemi në këtë univers.

BepiColombo është një mision i përbashkët mes Agjensisë Europiane të Hapësirës dhe agjensisë Japoneze JAXA. Përbëhet nga dy anije që udhëtojnë së bashku. Shkencëtarët shpresojnë se do të sjellë përgjigje për përbërjen e Mërkurit, mjedisit dhe fushës magnetike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!