Jasir Asani është rikthyer ai i vitit 2019, kur shënonte tetë gola në Superiore dhe Partizani rikthehej te titulli kampion pas 26 vitesh.
Sulmuesi anësor shënoi në ndeshjen kundër Apolonisë golin që i dha tre pikët dhe vendin e parë Partizanit. Për të ishte goli i nëntë sezonal në kampionat.
Shifrat tregojnë se për Asanin është sezoni më i mirë dhe në verë mund të jetë gati për një tjetër aventurë jashtë vendit, pas asaj në Suedi me AIK.
Partizani ndërkohë nuk ka ngurruar edhe ta reklamojë sulmuesin anësorin, të cilit i përfundon kontrata, duke i publikuar në rrjete sociale golin e shënuar në ndeshjen e fundit. /abcnews.al