Ende nuk kanë nisur ndeshjet e Superiores. Në Laç ka probleme prej kushteve atmosferike, pasi reshjet e shiut janë të shumta dhe shoqërohen me erë të fortë. Jo vetëm kaq, por në qytetin verior ka një problem në nënstacionin elektrik dhe në stadium nuk ka rrymë elektrike.
https://twitter.com/veroniku7/status/1208710409307467776
Edhe në Ballsh ka probleme dhe bëhet fjalë për vizimin e fushës. Reshjet e shiut kanë bërë që fusha e stadiumit “Adush Muça” të vizohet me tallash, pasi pluhuri i gëlqeres që përdorin zakonisht, prej shiut nuk duket. /abcnews.al