Peshkaqenë të rrezikshëm, peshq helmues e breshka fluturuese.
Këto specie që më parë ndesheshin rrallë, janë bërë vizitorë të shpeshtë në brigjet e Vlorës.
Sherif Dyrmishaj, peshkatar me përvojë të gjatë, thotë se këto specie kanë për habitat ujërat e thella e vendet e nxehta tropikale por për shkak të ndryshimeve të klimës tashmë shfaqen edhe në zona të tjera.
Speciet e rralla, tashme pjesë e gjirit të Vlorës janë objekte studimi nga specialistet për të parë lëvizjet e tyre apo edhe mënyrën e zhvillimit.
/abcnews.al/