Sokol Mjacaj, autori i vrasjes në burgun e Peqinit, është dorëzuar dhe po merret në pyetje nga prokurori i Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes pas një përplasje me dy të dënuar të tjerë. Ka qenë Sokol Mjacaj që ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve Ilir Xhakja dhe Arben Lleshaj.
Për pasojë ky i fundit mbeti i vrarë. Gazetarja e ABC News raportoi më herët se dyshohet për një vrasje me porosi për të ekzekutuar Arben Lleshajn. Një ndër pistat e ngjarjes dyshohet hakmarja. Lleshaj ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli dhe ishte ekstraduar për të kryer dënimin në Shqipëri./abcnews.al