Kosova zhvillon një ndeshje të rëndësishme përballë Malit Zi të hënën në mbrëmje. Përballja nis në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Ekipi i Challandes po kalon një formë shumë të mirë dhe trepikëshi kundër Malit të Zi është detyrim. Gjithsesi, dy futbollistë kanë menduar të prishin sadopak atmosferën pozitive që ekziston në ekip.
Insporti raporton se në stërvitjen e mbrëmjes së sotme ka patur një përleshje. Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli nuk janë kursyer dhe kanë përdorur duart kundrejt njëri-tjetrit. Ndërhyrja e ndihmës trajnerit Sahiti dhe menaxherit Shala ka shuar sherrin.
Situata është qetësuar, tensioni ka rënë dhe trajneri zviceran ka vazhduar stërvitjen normalisht. /abcnews.al