SHËNGJIN- Dy qytetarë nga Kosova janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Shëngjin.
Sherri ka degraduar mes tyre deri në përdorimin e armëve të ftohta. Një 59-vjeçar nga Kosova ka marrë plagë në zemër me thikë është në spitalin e Lezhës për trajtim mjekësor.
Ai pritet t’i nënshtrohet operacionit pasi ka marrë plagë të rënda.
Policia ka vepruar në kohë duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas autoriteteve, i arrestuari është 66-vjeçari Hazir Berisha/ n.m. abcnews.al