Fluminense U17 mposhti të hënën në mbrëmje Athletico Paranaense, ndërkohë që gjatë saj u regjistrua një ngjarje skandaloze. Sherr masiv në fushë, që nisi nga një faull.
Ataide i Paranaense ndërhyri në mënyrë të gabuar kundër Joao Neto dhe mes tyre pati tension. Më pas u grumbulluan të dyja ekipet, kurse Joao Gabriel la stolin dhe me një goditje sikur Eric Cantona e goditi Neto në fytyrë.
Fatality. pic.twitter.com/P15W5AFzEh
— Daniel Edwards ? (@DanEdwardsGoal) December 22, 2020
U deshën 10 minuta që në këtë ndeshje të vendosej qetësia, ndërkohë që protagonistët e sherrit e pësuan. Nëntë kartonë të kuq të nxjerrë nga arbitri dhe pritet që të ketë dënime të shumta. /abcnews.al