Vjen goli i parë në “San Siro”. Manchester City ka ndëshkuar Atalantën me anë të Rahem Sterling. Anglezi gjeti golin në minutën e shtatë pas një kombinimi të bukur me Gabriel Jesus.
Vendasit gabuan një pasim dhe ekipi i Guardiolës nuk fal në situata të tilla. Goli i katërt që Sterling i shënon Atalantës në dy ndeshje. Sulmuesi anglez ishte autori i një tregolëshi në fitoren 5-1 në “Etihad Stadium”, teksa tani vjen rrjeta e radhës në tempullin e “San Siros”. /abcnews.al