VIDEO/ Shënon për 42 sekonda dhe vë duart në kokë: Si dreqin ndodhi?!

schedule15:36 - 14 Qershor, 2020

schedule 15:36 - 14 Qershor, 2020

42 sekonda kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në ndeshjen Mainz-Augsburg. Skuadra udhëtuese ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen dhe udhëheq 0-1.

Florian Niederlechner është autori i një goli shumë të bukur. Veprim i bukur akrobatik i sulmuesit kryesor të Augsburg dhe hera e 12-të për këtë sezon që dërgon topin në rrjetë.

29-vjeçari veproi shpejt pa e parë fare portën dhe nuk e besoi as vetë atë që bëri. Një gol i rëndësishëm për miqtë, teksa pritet reagimi i Mainz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!