VIDEO/ Shënohet goli i parë i fazës së 1/16-ve, Kevin De Bruyne ndëshkon Copenhagen

schedule21:16 - 13 Shkurt, 2024

schedule 21:16 - 13 Shkurt, 2024

Pritej ta kontrollonin përballjen e 1/16-ve, që në sfidën e parë dhe duket se ashtu do të ndodhë, me “Qytetarët” e Manchester City, që kanë gjetur golin e parë në transfertën e “Parken Stadium”, duke ndëshkuar kështu kampionët danezë, të Copenhagen.

Një aksion perfekt i djemve të Pep Guardiola është finalizuar më së miri nga “arkitekti” i mesfushës, Kevin De Bruyne, i cili shfrytëzon siç duhet një pasim të Phil Foden, duke e dërguar topin pas shpatullave, të Grabara me një diagonale “të hidhur”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN