Gafat “live” janë të shpeshta në TV dhe të radhës e ka bërë një gazetare e Sky Sports që po intervistonte para Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, sulmuesin Timo Werner.
“Jam këtu me Timo Werner, portierin e Chelsea dhe Gjermanisë”, është shprehur gazetarja, e cila është bërë virale më pas në internet.
Great to see Chelsea & Germany Goalkeeper Timo Werner at the #AustrianGP pic.twitter.com/kBbCX1hDMz
— Ty Bracey (@TyBracey) July 4, 2021
Kuptohet prej faktit që sulmuesin gjerman e bëri portier. Ndoshta gazetarja i ka parë rastet e shumta që Werner ka humbur dhe ka dashur ta “ngacmojë”… / abcnews.al