VIDEO/ Shën Valentini dhe Pavarësia, dyndje në kufi

schedule18:06 - 14 Shkurt, 2020

schedule 18:06 - 14 Shkurt, 2020

Në pikën kufitare të Morinës ka patur një fluks të lartë lëvizje pasditen e kësaj të premteje. Qindra automjete kanë hyrë në Shqipëri, por sakaq edhe shumë të tjera kanë shkuar drejt Kosovës.

Korespondenti i Kukësit, Bujar Muçmata thotë për Abc News se shumë qytetarë shqiptarë kanë shkuar në Kosovë për të festuar Shën Valentinin. Ndërsa qytetarët e Kosovës shprehen se vijnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar për shkak të radhëve të gjata . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!