VIDEO/ Shembet masivi i dheut mbi “bypass-in” e Rrugës së Arbërit

schedule10:54 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 10:54 - 11 Dhjetor, 2022

Probleme nga rrëshqitjet e dherave në rrugën e Arbrit. Një masiv dheu ka rrëshqitur në “baypasin” e rrugës së Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.

Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën. Raportohet se vendi ku ka ndodhur ngjarja, ndodhet një shpat mali shumë i rrezikshëm, i cili mund të rrëshqasë përsëri, nëse reshjet e shiut do të vijojnë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!