Zlatan Ibrahimovic dhuroi asistin e golit të Milanit në sfidën shtëpiake kundër Sparta Prague në Europa League.
Bomberi suedez pasi për Brahim Diaz dhe 21-vjeçari i dhuroi avantazhin kuqezinjve të Stefano Piolit në minutën e 14-t.
Nëntë minuta përpara fundit të ndeshjes, ekipi italian kishte një shans të artë për të realizuar golin e qetësisë.
https://streamable.com/vnpyuy
Ibra fitoi një penallti dhe e mori vetë përsipër ekzekutimin. Portieri në një anë dhe topi në anën tjetër, por jo në rrjetë.
Goditja e 39-vjeçarit u përplas në traversë dhe përfundoi jashtë. Gjithsesi, Milani vazhdon të kryesojë 1-0. /abcnews.al